Media

Tre erëza të cilat luftojnë Diabetin

Diabeti është kthyer në një shqetësim të madh për njerëzimin. Miliona njerëz bashkëjetojnë me sëmundjen e diabetit. Por për të gjithë ju që vuani nga kjo sëmundje mereni më me qetësi. Janë tre erëza të cilat ju ndihmojnë që ta luftoni:

1. Kanella- studime të shumta kanë treguar se përdorimi I kanellës bën të mundur uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu studimet kanë treguar se përdorimi I kanellës mund të ulë inflamacionin, një nga shkaktarët kryesorë të diabetit.

2. Shafrani i Indisë - është një erëz e cila po fillon të fitojë shumë popullaritet për shkak të famës që gëzon si ndikuese në shëndet të mirë. Një nga ndikimet që ka është dhe stabilizimi I sheqerit në gjak. Ashtu si edhe kanella, shafrani i Indisë ndikon e uljen e inflamacionit.

3. Speci djegës është një nga erëzat e cila e lufton më së shumti dhe në disa mënyra të ndryshme diabetin. Një nga mënyrat e luftimit të diabetit është nëpërmjet djegies së kalorive dhe të masës dhjamore. Gjithashtu speci i kuq, ul nivelin e sheqerit në gjak. Efekti i fundit ndikues është ulja e nivelit të kolesterolit në gjak.

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,