Media

A janë erëzat të mira për shëndetin tuaj?

Erezat jane dalluar pergjate historise per perfitimet shendetesore te tyre. Por si mund te ndihmojne ato ne permiresimin e shendetit fizik pas nje nate ku keni konsumuar shume alkool, apo si mund te ndihmojne ato qe te humbni disa kile?

Sipas mjekesise Ayurvedic, nje system i lashte besimi ne hinduizem, erezat mund te perdoren si balancues ne sistemin e tretjes. Ato veprojne gjithashtu si stimulus ne sistemin e tretjes dhe kane vlera antiseptike. Nuk eshte suprizuese qe erezat jane te lidhura me dietat ushqimore. Kjo lidhje daton 2500 vjet me pare ku mesuesi dhe filozofi kinez Konfuci rekomandonte xhinxherin per perdorim pas cdo vakti ushqimor. Sipas tij xhinxheri ndihmon tretjen e ushqimit. Por pavaresisht lidhjes historike te erezave me dieten, mungon konsensusi shkencor mbi menyren se si erezat ndikojne ne shendetin tone.

Shkencetaret e universitetit Appalachian, ne Karolinen e Veriut kane zbuluar nje lidhje se piperi i kuq ndikon ne inflamacionin kronik tek femrat mbi peshe me moshe 40 – 72 vjec. Nje studim tjeter i universitetit te Indianes, SHBA e lidh konsumin e piperit te kuq me rritjen e temperatures se trupit. Sipas tyre ne momentin qe rritet temperatura, trupi reagon negativisht ndaj ushqimeve te cilat shkakojne shendoshje. Ndaj sipas tyre konsumi i erezave rezulton ne nje diete te suksesshme per renie ne peshe.

Nje diete te tille e ka ndjekur ne vitin 2009 dhe kengetarja Beyonce Knowles, kur ajo deklaron se pas mbajtjes se kesaj diete kishte rene 9 kg ne peshe. E vertete apo jo, forma fizike e kengetares eshte nje prove qe dieta me ereza pikante ia vlen te provohet.

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,