Receta

  • Rate us:
    (0 votes)
  • Img3
    30 min
  • Img3
    4 porcione
  • Img3
    Mesatare

Minikekë të kripur me proshutë pule

 

Këto minikekë të kripur janë një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga situata kur keni miq në shtëpi që duan të pinë diçka; dhe të ndihmojnë te krijoni një tavolinë plot me antipasta. Gjithashtu mund të perdoren për brunch ose të shoqerohen me supë. Nëse do donit që në një pjatancë të bashkonit djathin e mirë, ullinjtë dhe proshutën e pulës për të bërë një antipastë kjo është menyra më e mirë për të krijuar një variant që shërbehet dhe në mënyra të tjera. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, por mbi të gjitha tepër e shijshme. 


Perberesit

  • 3 vezë mesatare (në të kundërt 4 vezë të vogla)
  • 50 gram vaj ulliri
  • 100 gram Grana Padano ose Parmigiano Reggiano i grirë
  • 70 gram ullinj pa bërthamë jo të zinj
  • 200 gram proshutë pule HAKO
  • 100 gram kos
  • 50 gram miell misri
  • 200 gram miell
  • Kripë me majat e gishtave
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 1 lugë çaji rigon 
  • 1 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash

Pergatitja

  1. Për këtë recetë do ju nevojitet një tepsi dymbëdhjetëshe për muffin. Lyejini gropat e tepsisë me spray gatimi ose vaj perimesh. Lëreni tepsinë mënjanë për të përgatitur brumin.
  2. Ndizni furrën në temperaturë 200 gradë celcius.
  3. Si fillim prini ullinjtë në copa të vogla dhe proshutën e pulës HAKO në kubikë. Në një tas mesatarisht të madh vendosni së bashku vezët, vajin, djathin, kosin, ullinjtë dhe proshutën e pulës. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtoni përbërësit e thatë siç janë erëzat, fryrësi i ëmbëlsirave dhe në fund mielli. Mbushini gropat e tepsisë ¾ dhe vendosini në furrën e nxehur tashmë 200 gradë celcius të piqen për rreth 18-20 minuta (kur kunja e dhëmbëve të dalë e pastër)

*Nëse muffin kanë pak vështirësi në daljen nga foleja atëherë me një spatul të vogël ose me pjesën e mbrapme të thikës kaloni njëherë rreth e përqark muffin.


Këto minikekë të kripur janë një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga situata kur keni miq në shtëpi që duan të pinë diçka; dhe të ndihmojnë te krijoni një tavolinë plot me antipasta. Gjithashtu mund të perdoren për brunch ose të shoqerohen me supë. Nëse do donit që në një pjatancë të bashkonit djathin e mirë, ullinjtë dhe proshutën e pulës për të bërë një antipastë kjo është menyra më e mirë për të krijuar një variant që shërbehet dhe në mënyra të tjera. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, por mbi të gjitha tepër e shijshme. 

 

 

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,