Receta

  • Rate us:
    (0 votes)
  • Img3
    30 min
  • Img3
    4 porcione
  • Img3
    Mesatare

Brusketa me Sallam dhe Salcë Birre

Në rast se ju duhet një recetë e shpejtë dhe shumë e shijshme për netët e këndshme me miqtë para një ndeshjeje futbolli; atëherë kjo është ajo që ju duhet. Kjo recetë nuk kërkon më shumë se 20 deri në 30 minuta dhe ka përbërës shumë bazik.  Do t’ju këshilloja të përdornit qepën e kuqe pasi i jep salcës ëmbëlsi kur karamelizohet me sheqerin kaf. Këto janë teknika që do t’ju bëjnë të dukeni një shef i vërtetë në guzhinë vetëm në pak minuta. Përdorimi i sallamit popullor kombinuar me salcën e ëmbël të birrës nxjerr në pah erëzat dhe bën një vakt shumë të këndshëm i cili konsumohet më së miri me vetë birrën. 


Perberesit

  • Një shishe birrë 500 ml sipas preferencës
  • 1 kokërr mesatare qepë
  • 2 lugë gjelle gjalp
  • 1-2 thelbinj hudhër 
  • 1 lugë gjelle sheqer kaf 
  • 1 lugë çaji piper i bluar 
  • 3 sallam popullor HAKO
  • bagetë 

Pergatitja

  1. Merrni 3 sallam popullor HAKO dhe prijini copa-copa; fillimisht duke e ndarë vertikalisht në gjysmë dhe pastaj duke e prerë horizontalisht në madhësinë e dëshiruar. Vendosini copat e prera të sallamit në një enë dhe lëreni mënjanë.
  2. Prini qepët shumë imët në kubikë të vegjël dhe hudhrën rrota-rrota. Skuqini këto të fundit së bashku me gjalpin deri sa të marrin një ngjyrë si të tejdukshme.
  3. Shtoni sheqerin dhe lëreni në zjarr të ulët që të bëhet karamelizimi i qepës. Në momentin që qepa është skuqur duke e ndryshuar ngjyrën e saj dhe sheqeri është tretur shtoni birrën dhe lëreni të gatuhet duke e përzier hera-herës. Në momentin që treçereku i birrës është reduktuar nga avullimi i alkolit shtoni sallamin dhe gatuajeni për disa minuta deri sa alkoli të ketë avulluar plotësisht. Së fundmi mbushini bagetat me salcën e sapo përgatitur bashkë me sallamin popullor HAKO.

  *Në momentin që salca bashkë me sallamin është gatuar, mund ti lini mënjanë copat e sallamit dhe ta bluani salcën në proçesor ushqimi ose në blender. Kjo është një mënyrë tjeter dhe zgjedhje opsionale për krijimin e një salce më homogjene dhe kremoze. 


Në rast se ju duhet një recetë e shpejtë dhe shumë e shijshme për netët e këndshme me miqtë para një ndeshjeje futbolli; atëherë kjo është ajo që ju duhet. Kjo recetë nuk kërkon më shumë se 20 deri në 30 minuta dhe ka përbërës shumë bazik. 

Do t’ju këshilloja të përdornit qepën e kuqe pasi i jep salcës ëmbëlsi kur karamelizohet me sheqerin kaf. Këto janë teknika që do t’ju bëjnë të dukeni një shef i vërtetë në guzhinë vetëm në pak minuta. Përdorimi i sallamit popullor kombinuar me salcën e ëmbël të birrës nxjerr në pah erëzat dhe bën një vakt shumë të këndshëm i cili konsumohet më së miri me vetë birrën. 

 

 

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,