Receta

  • Rate us:
    (0 votes)
  • Img3
    30 min
  • Img3
    4 porcione
  • Img3
    Mesatare

Patate të mbushura me Proshutë Pule HAKO dhe Djath Blu

Kjo recetë është një garnityrë shumë e mirë për pjata të ndryshme kryesore dhe është shumë e lehtë për tu gatuar. Do t’ju duhet të bëni kujdes në gatimin e kësaj recete në mënyrë që patatet të mos zihen më shumë se ç’duhet paraprakisht, pasi duhet të ruajnë formën gjatë pjekjes. Në mënyrë që të ruani lëkurën zgjidhni patate të reja. Unë sugjeroj përdorimin e djathit blu ose të njohur ndryshe djath i mykur pasi kombinohet më së miri me proshutën e pulës HAKO e cila është shumë e lehtë në shije, nuk përmban gluten dhe nuk ka shumë kalori. Shoqërohen shumë mirë me sallatëra të ndryshme dhe sigurisht mënyra më e mirë për ti ngrënë janë të sapodala nga furra.


Perberesit

  • 6 patate mesatare 
  • Hudhër 
  • Vaj ulliri 
  • Piper i zi 
  • Kripë (shumë pak, me majat e gishtave)
  • 100 gram djath i mykur 
  • 100 gram proshutë pule HAKO 

Pergatitja

  1. Lani si fillim patatet dhe i vërini të ziejnë me lëkurë në zjarr mesatar. Kujdesuni që patatet të zihen por jo plotësisht, pra të dalin pak të forta nga zierja.
  2. Pasi ti nxirrni nga uji çajini pak për së gjati dhe me një luge çaji nxirrni 2-3 lugë tul të brendshëm. 
  3. Ndizni furrën në temperaturë 190 gradë celcius.
  4. Prini proshutën e pulës HAKO në kubikë dhe në një tas mesatar shtoni të gjithë përbërësit : proshutën e prerë, hudhrën e grirë imët, kripën, piperin, vajin e ullirit, djathin e mykur dhe tulin e patates. Me një pirun përziejeni të gjithë masën duke e shtypur vende vende. 
  5. Mbushini patatet me këtë masë dhe piqini në furrën e nxehtë deri sa të marrin një ngjyrë kafe të artë. 

Kjo recetë është një garnityrë shumë e mirë për pjata të ndryshme kryesore dhe është shumë e lehtë për tu gatuar. Do t’ju duhet të bëni kujdes në gatimin e kësaj recete në mënyrë që patatet të mos zihen më shumë se ç’duhet paraprakisht, pasi duhet të ruajnë formën gjatë pjekjes. Në mënyrë që të ruani lëkurën zgjidhni patate të reja. 

Unë sugjeroj përdorimin e djathit blu ose të njohur ndryshe djath i mykur pasi kombinohet më së miri me proshutën e pulës HAKO e cila është shumë e lehtë në shije, nuk përmban gluten dhe nuk ka shumë kalori. 

Shoqërohen shumë mirë me sallatëra të ndryshme dhe sigurisht mënyra më e mirë për ti ngrënë janë të sapodala nga furra. 

 

 

 

 

 

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,