Receta

  • Rate us:
    (1 Vote)
  • Img3
    30 min
  • Img3
    4 porcione
  • Img3
    Mesatare

Tarta të kripura me Salcë Kërpudhash dhe Proshutë Pule HAKO

Kur befas në shtëpi ju vijnë miq dhe ju doni të realizoni diçka të veçante për ta; nxirrni petën sfoljatë nga ngrirja që të shkrijë, merrni kërpudhat dhe proshutën e pulës HAKO që nuk ka shumë kalori dhe realizoni këto tarta të kripura që piqen për rreth 15 minuta dhe ju japin kohë të përgatisni një pjatë të dytë. Përdorimi i proshutës së pulës kërkon një salcë të shijshme e cila nxjerr në pah aromat në çdo kafshatë të konsumuar. Këto tarta kombinohen me sallatëra të ndryshme jeshile dhe shpejtësia e përgatitjes së tyre nuk ua lë tavolinën bosh dhe gjithashtu ju jep kohë të realizoni gatime të tjera. 


Perberesit

  • 250 gram kërpudha të freskëta
  • 1 lugjë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalp
  • trumëz – një spërkatje (pra sa ju kapin gishtat)
  • 2 thelbinj hudhër
  • 1 lugë kafeje kripë
  • Piper për shije (sipas dëshirës)
  • proshutë pule HAKO 
  • petë sfoljatë 

Pergatitja

  1. Ndizni furrën në temperaturën 200 gradë celcius. 
  2. Shkrini petën sfoljatë, hapeni dhe prijeni në forma rrethore, madhësia e tyre sipas dëshirës. Kombinoji këto rrathë dyshe-dyshe. Në njërin nga rrathët (e dyshes) prini po një formë rrethore, por me masë më të vogël. Këtë mund ta bëni me format prerëse të guzhinës, ose në rast se ato nuk ju gjenden për momentin jini kreativ dhe vini në dispozicion gotat që keni, mjafton të kenë madhësi të ndryshme. Pjesën e jashtme të rrethit të dytë të prerë vendoseni sipër rrethit të plotë të brumit dhe me pëllëmbë por në mënyrë delikate ngjeshini pak format së bashku. Pasi të keni përfunduar me të gjithë rrathët vendosini të piqen në furrën e nxehtë 200 gradë për rreth 10-15 minuta (ose deri sa të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë. Peta sfoljatë në vetvete kërkon 15 minuta pjekje, ashtu siç cilësohet dhe në ambalazh. Por këto tarta nuk kërkojnë më shumë se 12 minuta pjekje kështu që vendosni një zile 10 minuta për t’ju kujtuar dhe më pas qëndrojini në kokë në mënyrë që të mos piqen më shumë se ç’duhet) 
  3. Teksa tartat piqen përgatisni salcën e kërpudhave. Pastroni kërpudhat duke ia qëruar lëkurën. Larja e kërpudhave nuk rekomandohet, por nëse nuk janë të pastra mund ti lani, por sigurohuni që ti thani shumë mirë para gatimit. Ky është një hap i domosdoshëm (tharja e tyre). Prijani bishtat duke i lënë shumë pak. Më pas kërpudhat prijini feta feta. 
  4. Në një tenxhere ose tigan shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit bashkë me hudhrat të cilat mund ti prini imët ose ti grini; kërpudhat e prera, kripën, piperin dhe trumzën dhe kaurdisini deri sa volumi i kërpudhave të ketë rënë dhe të kenë marrë një ngjyrë kafe të gatuar. 
  5. Gjithë kjo përzierje direkt nga tenxherja/tigani kalohet në blender për t’u bërë pure
  6. Ndërkohë që tartat janë pjekur dhe janë nxjerrë nga furra priri me të njëjtën formë që pretë rrathët e mëdhenj proshutën e pulës HAKO. Në një tartë vendosni 2-3 feta proshutë.
  7. Mbushni gropën e tartës me proshutën dhe salcën e sapo pergatitur.

 


Kur befas në shtëpi ju vijnë miq dhe ju doni të realizoni diçka të veçante për ta; nxirrni petën sfoljatë nga ngrirja që të shkrijë, merrni kërpudhat dhe proshutën e pulës HAKO që nuk ka shumë kalori dhe realizoni këto tarta të kripura që piqen për rreth 15 minuta dhe ju japin kohë të përgatisni një pjatë të dytë. Përdorimi i proshutës së pulës kërkon një salcë të shijshme e cila nxjerr në pah aromat në çdo kafshatë të konsumuar. Këto tarta kombinohen me sallatëra të ndryshme jeshile dhe shpejtësia e përgatitjes së tyre nuk ua lë tavolinën bosh dhe gjithashtu ju jep kohë të realizoni gatime të tjera. 

 

 

 

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,