Receta

  • Rate us:
    (0 votes)
  • Img3
    35 min
  • Img3
    4 porcione
  • Img3
    Mesatare

Corndog

Corndog është një salçice (hotdog) i mbështjellë me një brumë të përgatitur me miell misri. Corndog-u është një recetë tipike amerikane që daton që nga fillimi i viteve 1900 dhe është një ushqim i shpejtë dhe i shijshëmGjithashtu është një snack që hahet midis vakteve ose në rastet e një banketi. Corndog shkojnë më së miri me mustardë dhe ketchup, ose çdo lloj salce tjetër e ëmbel që kombinohet me këtë lloj ushqimi të shpejtë. Edhe pse është një ushqim i skuqur mendoj që njëherë në disa kohë ia vlen të shijosh këtë snack që i përgatitur në shtëpi dhe me një atmosferë të mirë bëhet akoma më i shijshëm. 


Perberesit

  • 6-9 hotdog HAKO
  • 128 gram miell
  • 1 luge caji fryres ëmbëlsirash
  • 150 gram miell misri
  • 240 ml qumësht
  • 1 vezë mesatare 
  • Kripë 
  • Piper
  • Vaj për skuqje
  • Shkopa shishqebapi
  • Miell ekstra 

Pergatitja

  1. Merrni një tenxhere të thellë dhe mbusheni ¾ me vaj për skuqje. Vëreni në zjarr mesatar dhe lëreni që vaji të nxehet.
  2. Përgatisni brumin duke përzier fillimisht vezën me qumështin e më pas shtoni gjithë përbërësit e thatë
  3. Me një pecetë hiqni lagështirën që mund të kenë hotdog. Këtë të fundit  mund ta lini po aq të gjatë sa vetë ai është, ose mund ta prini në dysh, tresh etj sipas dëshirës.
  4. Në një enë shtoni pak miell dhe lyeni secilin hotdog duke e shkundur në fund për të hequr miellin e tepërt. Kjo shtresë do të bëjë që brumi të qëndrojë tek salçiçja dhe të mos lëshohet gjatë skuqjes.
  5. Ngulni shkopat e shishqebapit deri në ¾ e gjatesisë së tyre.
  6. Brumin transferojeni në një gotë të gjatë uji (një gote e cila është më e gjatë se vetë gjatësia e salçiçes. Kjo do të mundësojë mbulimin e gjithë salçiçes me brum) dhe zhytni çdo salçiçe duke e lyer të gjithën me brum. Kullojeni për pak sekonda që të bjerë masa e tepër dhe siç e keni vertikalisht skuqeni për rreth 7-8 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë kafe të artë. 

Corndog është një salçice (hotdog) i mbështjellë me një brumë të përgatitur me miell misri. Corndog-u është një recetë tipike amerikane që daton që nga fillimi i viteve 1900 dhe është një ushqim i shpejtë dhe i shijshëm. 

Gjithashtu është një snack që hahet midis vakteve ose në rastet e një banketi. Corndog shkojnë më së miri me mustardë dhe ketchup, ose çdo lloj salce tjetër e ëmbel që kombinohet me këtë lloj ushqimi të shpejtë. Edhe pse është një ushqim i skuqur mendoj që njëherë në disa kohë ia vlen të shijosh këtë snack që i përgatitur në shtëpi dhe me një atmosferë të mirë bëhet akoma më i shijshëm. 

 

 

 

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,