Receta

  • Rate us:
    (0 votes)
  • Img3
    30 min
  • Img3
    4 porcione
  • Img3
    mesatare

Salçiçe HAKO të karamelizuara me ananas

 Ky gatim është pjata ideale e mirëseardhjes për miq që mund të keni të ftuar në shtëpi. Jo vetëm që janë shumë të shijshme si brunch (vakt i vonë mëngjesor para drekës), por janë oreks-ndjellëse shumë të mira përpara shërbimit të pjatave kryesore. Këto salçiçe HAKO kanë përzierjen e duhur të ëmbëlsisë që vjen nga sheqeri kaf dhe ananasi dhe ‘pikantes’ që vjen nga salçiçja. Nëse dëshironi më shumë shije mund të shtoni spec djegës ose salcë pikante. Ju premtoj që pasi ti provoni herën e parë ato do jenë pjesë e menusë suaj familjare. 

 


Perberesit

  • Ananas
  • Salçiçe HAKO
  • 2 lugë gjelle gjalp
  • 1 lugë gjelle sheqer kafe
  • Pak spec djegës ose paprika
  • Kripë
  • Piper
  • Kunja Dhëmbësh

Pergatitja

  1. Prini ananasin fillimisht në feta
  2. Pastrojani mesin dhe priteni në copa të vogla (të mjaftueshme për një kafshatë)
  3. Prini po në të njëjtën madhësi salçiçet HAKO
  4. Vendosini së bashku në kunja dhëmbësh ku posht qëndron salçiçja e sipër ananasi
  5. Në një tigan vendosni gjalpin dhe sheqerin dhe lëreni te tretet deri sa të krijohet një salcë
  6. Shtoni pak kripë, paprika ose spec djegës dhe vendosni shkopat tuaj ne tigan
  7. Lërini në tigan me kapat të mbyllur për 3-4 minuta duke ua ndryshuar anët deri sa ananasi të marrë ngjyrë, por të ruajë formë

Ky gatim është pjata ideale e mirëseardhjes për miq që mund të keni të ftuar në shtëpi. Jo vetëm që janë shumë të shijshme si brunch (vakt i vonë mëngjesor para drekës), por janë oreks-ndjellëse shumë të mira përpara shërbimit të pjatave kryesore. Këto salçiçe HAKO kanë përzierjen e duhur të ëmbëlsisë që vjen nga sheqeri kaf dhe ananasi dhe ‘pikantes’ që vjen nga salçiçja. Nëse dëshironi më shumë shije mund të shtoni spec djegës ose salcë pikante. Ju premtoj që pasi ti provoni herën e parë ato do jenë pjesë e menusë suaj familjare. 

 

 

 

 
 

 
    • 04 410 4100
    • hako@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,