Cannelloni me Spinaq dhe Pançetë

Përbërësit

• 1 pako Cannelloni
• 250 gr pançetë Hako
• 300 gr spinaq
• 500 gr ricotta
• 600 gr beshamel
• vaj ulliri
• kripë
• piper

përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë priteni pançetën Hako në kuba të vegjël dhe skuqeni në një tigan me pak vaj ulliri. Kur pançeta të jetë karamelizuar, shtoni në tigan spinaqin.
Pasi spinaqi të jetë gati, përzjejeni në një tas me rikotën. Shtoni kripë dhe piper sipas deshirës. Me përzierjen e sapo përgatitur, mbushni cannellonit dhe shtrojini në një tavë. Shtoni beshamelin dhe piqeni në furrë në 180 C për 30 minuta.