Archives of Antipasta & Sallata

3 Variante për Brusketa

Kërkoni antipastën e duhur për një drekë me miqtë tuaj? Hako ju sjell jo një por tre versione brusketash! Përbërësit mund ti kombinoni në sasitë që ju dëshironi. Priteni bagetën në feta dhe lyejini fetat me vajin e para përgatitur me hudhra. Futini në furrë për pak minuta, në mënyrë që të theken nga jashtë por të qendrojnë të buta nga brenda. Për versionin e parë, pritini të gjithë përbërësit në formë kubike. Më pas, përziejini të gjithë përbërësit më majltin dhe uthullën balsamike dhe servireni mbi bagetën e thekur. Për versionin e dytë të brusketës, shtroni një fetë milano mbi bagetën e thekur. Në një tas përzieni domaten, djathin feta, ullinjtë e zinj dhe brozilokun të prerë në copa të vogla dhe vendosini mbi fetat e sallamit Milano. Për versionin e tretë lyeni bagetën e thekur me pate ulliri dhe vendosini sipër një fetë sallam Milano, pak rukola dhe uthull balsamike.
lexo më shumë

Sakson me Salcë “Barbeque”

Në një tigan hidhni ujë, uthullën dhe ketchupin. Përziejini mirë dhe shtoni sheqerin e bardhë, sheqerin kaf, piperin, pluhurin e mustardës, salcën Worcestershire dhe lëngun e limonit. Pasi përbërësit të jenë lidhur, lëreni në zjarr të ngadaltë për 1 orë. Shoqërojeni këtë salcë me Sakson ose Saksn Pikant.
lexo më shumë

Popullor me Salcë “Spicy Beer”

Përzieni farat e mustardës me gjysmën e birrës dhe lërini të zbuten për rreth dy orë. Pasi të jenë zbutur, shtojini përzierjes uthullën e maltit dhe lerëni të pushojë për një orë tjetër. Në një tigan në zjarr mesatar shtoni birrën e mbetur. Pasi të këtë marrë valë, shtojini përzierjen me farat e mustardës. Gradualisht shtoni në tigan mjaltin, sheqerin e kanës, kanellën, karafilin, shafranin dhe mustardën pluhur. Pasi të gjithë përbërësit të jenë lidhur, ziejini për disa minuta. Më pas, hidheni masën në një blender dhe përziejeni deri sa të jetë kremoze. Popullor-in mund ta skquni ose ta përgatisni në zgarë!
lexo më shumë
We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More