Archives of Pasta & Rizoto

Pene me Kërpudha dhe Pançetë

Filloni duke vendosur një tenxhere me ujë në zjarr. Hidhini ujit një lugë kripë dhe lëreni të marrë valë. Pasi të ketë marrë valë, zieni penet sipas udhëzimeve të shkruara në paketimin e tyre. Ndërkohë, në një tigan shtoni vajin dhe skuqni hudhrat. Më pas shtoni pançetën dhe kërpudhat me kripë dhe piper sipas dëshirës. Shtoni salcën e domates dhe gjethet e borzilokut, përziejini mirë dhe lëreni në zjarr të ngadaltë për 10 minuta. Kulloni pastat dhe përziejini me salcën në tigan. Mund ti shtoni djath gorgonzola për një shije më të veçantë.
lexo më shumë

Spaghetti me Hot Dog

Pritini Hot Dog në copa të vogla. Midis tyre, shtoni disa fije të pastave të paziera. Më pas, ziejini pastat e zgjedhura sipas udhëzimeve që përmban paketimi i tyre, duke i shtuar kripë sipas dëshirës. Në një tigan, shtoni vaj ulliri dhe ngrohni panën duke i shtuar erëza sipas shijes tuaj. Pasi të kulloni spagetit, shtojini në tiganin me panën e sapo ngrohur. Në fund shtoni djathin e grirë dhe receta është gati!
lexo më shumë