Agjenti i Shitjeve është përgjegjës për sigurimin dhe menaxhimin e shitjeve të produkteve të kompanisë, ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me klientët ekzistues dhe identifikimin e klientëve të rinj potencialë. Pozicioni kërkon një individ të organizuar, komunikues dhe të përgjegjshëm, i aftë të menaxhojë me efikasitet porositë dhe shpërndarjen e produkteve.
Përgjegjësitë kryesore:
• Merr porositë për produktet nga klientët sipas kërkesave.
• Kryen shpërndarjen e produkteve te klientët sipas planit të përcaktuar.
• Kontrollon rregullisht raftet në pikat e shitjes për të siguruar prezantim të mirë të produkteve.
• Ndjek dhe raporton nevojat dhe kërkesat e klientëve.
• Kujdeset për marrëdhënien e vazhdueshme me klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
Kualifikimet:
• Aftësi të mira komunikimi dhe negociuese.
• I orientuar drejt klientit dhe rezultateve.
• Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe me aftësi organizative.
• Të ketë fleksibilitet në oraret e punës.
• Të zotërojë patentë shoferi.
• Të ketë eksperiencë pune të mëparshme minimumi 2 vite.
Kushtet e Punës:
• Transporti i siguruar nga kompania.
• Ushqimi i siguruar përgjatë orëve të punës.
• Kushte të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre.