Kompania jonë është në kërkim të një Teknologu Ushqimor në fillim të karrierës, i apasionuar dhe i motivuar për t’u zhvilluar profesionalisht në industrinë ushqimore. Ky pozicion është ideal për kandidatë që sapo kanë përfunduar studimet dhe dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndjek procesin e prodhimit në repart, duke siguruar respektimin e cilësisë dhe standardeve të përcaktuara.
- Bashkëpunon me ekipin për optimizimin e proceseve prodhuese.
- Mbështet zhvillimin e produkteve të reja.
- Monitoron dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi gjendjen e proceseve të punës.
Kualifikimet:
- Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fusha të ngjashme.
- Nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune.
- Pasion dhe entuziazëm për punën në industrinë ushqimore.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
Kushtet e punës:
- Kushte të mira pune dhe mbështetje e vazhdueshme nga ekipi.
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional.
- Ushqim i siguruar gjatë orarit të punës.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre.