Kompania jonë po kërkon një Punëtor Magazine të organizuar dhe të përkushtuar për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e stokut në magazinë. Kandidati ideal duhet të jetë i aftë në organizimin e punës, korrekt dhe të bashkëpunojë mirë me ekipin.
Përgjegjësitë kryesore:
- Merr dhe kontrollon mallrat që hyjnë në magazinë.
- Kujdeset për organizimin dhe ruajtjen e duhur të produkteve në magazinë.
- Përgatit dhe shpërndan mallrat sipas porosive të marra.
- Monitoron stokun dhe raporton çdo mungesë ose problem.
Kualifikimet:
- Nuk kërkohet domosdoshmërisht eksperiencë pune e mëparshme.
- Të jetë korrekt, i organizuar dhe i përgjegjshëm.
- Aftësi për të punuar në grup.
Kushtet e punës:
- Transporti i siguruar nga kompania.
- Kushte të mira pune dhe ambient pozitiv.
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional.
- Ushqimi i siguruar gjatë orëve të punës.