Kompania jonë po kërkon një Ekonomist të përkushtuar, që të mbështesë ekipin financiar në menaxhimin e detyrave ditore dhe afatgjata. Kandidati ideal duhet të jetë i organizuar, i aftë të punojë në ekip dhe të ketë interes për zhvillim profesional në fushën financiare dhe ekonomike.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështet në përgatitjen e raporteve financiare dhe analizave ekonomike.
- Regjistron dhe monitoron transaksionet financiare ditore.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar saktësinë e të dhënave financiare.
Kualifikimet:
- Diplomë në Ekonomi, Financë ose fusha të lidhura.
- Nuk kërkohet domosdoshmërisht eksperiencë pune e mëparshme.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Kushtet e punës:
- Transporti i siguruar nga kompania.
- Kushte shumë të mira pune dhe ambient bashkëpunues.
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional.
- Ushqimi i siguruar gjatë orëve të punës.