Gatimi është një art, të cilin duhet të mësosh ta duash

Askush nuk ka lindur një kuzhinier i zoti, të gjithë mësojnë nga procesi!


Eksploroni receta të reja dhe gjeni shijen që ju mendoni se ju përshtatet më së miri.
Disa hapa të thjeshta për tu dashuruar me gatimin:


a) Gatuani me produkte të shëndetshme

Përzgjedhja e produkteve duhet të jetë hapi më i rëndësishëm i para-përgatitjes për gatimet tuaja. Produktet e përzgjedhura duke qenë sa më të shëndetshëm dhe cilësor ndikojnë drejtpërdrejtë gatimin tuaj. Gjithmonë mbani parasysh të informoheni përpara se të përzgjidhni produktet përkatëse.

b) Përdorni enë kuzhine me ngjyra pozitive

Mund të duket një detaj me pak rëndësi, por për syrin dhe për kënaqësinë e procesit është gjithmonë me rëndësi të përzgjidhen enë sa më frymëzuese. Në zgjedhjen e enëve cilësore vendosni edhe estetikën si prioritet ; pjata e bardhë i ofron pamje të qartë gatimit por ngjyrat e bëjnë gatimin të duket më tërheqës për të gjithë të pranishmit.

c) Filloni të gatuani receta që ju pëlqejnë !

Nëse jeni ende në fillimet e procesit të të mësuarit se si të gatuani, mos e filloni nga receta ‘të detyruara’. Nëse ju nuk e shijoni gatimin që po bëni, edhe procesi do ju duket po aq i mërzitshëm. Eksploroni receta të reja dhe gjeni shijen që ju mendoni se ju përshtatet më së miri.

d) Gatuani me vetëbesim (të gjithë mund t’ia dalin)

Përpara se të filloni të gatuani, mos i thoni vetes se nuk mund tja dilni. I gjithë gatimi duhet parë si një argëtim apo pushim për gjithë secilin. Përdorni përgjatë gatimit edhe ‘përbërësin’ sekret që është vetëbesimi juaj dhe prezantojini pjatat me pozitivitet duke i parë si arritje të mirë.
Dhe më e rëndësishmja, shiheni procesin e gatimit si një art, vetëm atëherë do të mësoni ta dashuroni atë!
We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More