Nuk ka një piknik romantik pa ushqimet e duhura!

Bëhu kreativ me zgjedhjet për piknikun e radhës.
Me pranverën pranë, pikniku është zgjidhja më e mirë për një aktivitet jashtë shtëpie. Përgatitu për një pasdite argëtuese – fto miqtë e duhur dhe listo ushqimet e duhura për të kaluar një kohë të mirë. 

Çanta e piknikut duhet të reflektojë gjithmonë pozitivitetin e ditës.
Disa prej gjërave që mund të dëshironi të përgatisni

1. Ushqime të shpejta të cilat nuk kanë nevojë për gatim:

- Avocado, proshutë, domate të vogla, artiçokë

2. Brusketa

- Brusketat të lënë një pafundësi zgjedhjesh të cilat mund ti provoni për të kënaqur shijen e çdo miku që do të ftoni në piknikun tuaj. Këtu ju sugjerojmë tre mënyra gatimi për brusketat tuaja.
3. Sangria

- Transportoni Sangrian tuaj në kavanoza të vegjël duke i bërë pjesë të piknikut!

4. Sanduiçë të vegjël
Një tjetër zgjidhje janë sanduiçët e vegjël, të cilët gjithmonë mund ti shoqëroni me çaj dhe ti prisni në format më argëtuese.

5. Mini pizza!
E kush nuk e preferon pizzën? Mini pizza do të ishte zgjidhja tjetër e përshtatshme për një piknik të vogël. Nëse i preferuari juaj është Sallami Milano, ju mund të zgjidhni të parapërgatitni pizzën tuaj me Milano. Këtu mund të gjeni recetën!
Tashmë që në mendjen tuaj pikniku ideal është gati, çfarë po prisni?
We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More