3 Variante për Brusketa
Kërkoni antipastën e duhur për një drekë me miqtë tuaj? Hako ju sjell jo një por tre versione brusketash!
Përbërësit mund ti kombinoni në sasitë që ju dëshironi.
Priteni bagetën në feta dhe lyejini fetat me vajin e para përgatitur me hudhra. Futini në furrë për pak minuta, në mënyrë që të theken nga jashtë por të qendrojnë të buta nga brenda.
Për versionin e parë, pritini të gjithë përbërësit në formë kubike. Më pas, përziejini të gjithë përbërësit më majltin dhe uthullën balsamike dhe servireni mbi bagetën e thekur.
Për versionin e dytë të brusketës, shtroni një fetë milano mbi bagetën e thekur. Në një tas përzieni domaten, djathin feta, ullinjtë e zinj dhe brozilokun të prerë në copa të vogla dhe vendosini mbi fetat e sallamit Milano.
Për versionin e tretë lyeni bagetën e thekur me pate ulliri dhe vendosini sipër një fetë sallam Milano, pak rukola dhe uthull balsamike.