NJOFTIM ZYRTAR
HAKO sh.p.k. dëshiron të sqarojë konsumatorët dhe partnerët se lajmet e fundit dhe të shpeshta të publikuara në disa portale online janë tërësisht të pavërteta, lajme të pabaza dhe absurde të cilat synojnë qartazi të hutojnë dhe dezinformojnë konsumatorët në dëm të reputacionit tonë duke përdorur dhe emra institucionesh shtetërore.
Këto nuk cënojnë vetëm kompaninë tonë, HAKO sh.p.k , por godasin të gjithë prodhuesit shqiptarë që punojnë me seriozitet dhe përkushtim. Këto lajme të pavërteta synojnë të cënojnë besimin e konsumatorëve dhe krijojnë konfuzion të panevojshëm në treg. Çdo artikull i tillë është një sulm ndaj integritetit të industrisë ushqimore dhe përpjekjes së përbashkët për të ofruar produkte të sigurta dhe cilësore.
Ne u jemi mirënjohës punonjësve tanë për përkushtimin, partnerëve për mbështetjen dhe konsumatorëve tanë për besimin e vazhdueshëm. Në mbrojtje të këtyre vlerave, kemi ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë përkatës, duke kërkuar përgënjeshtrim publik dhe dëmshpërblim për çdo dëmtim të shkaktuar.
Çdo përpjekje për të prishur imazhin dhe për të dezinformuar konsumatorët do të trajtohet vetëm në rrugë ligjore. Nuk do të pranojmë asnjë kompromis kur bëhet fjalë për integritetin dhe vlerat tona.
HAKO sh.p.k. do të vazhdojë të punojë me transparencë, korrektësi dhe profesionalizëm duke qëndruar në krah të konsumatorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
HAKO sh.p.k.
Tiranë, 16.09.2025