Rreth nesh

Historia jonë është ndërtuar me kujdes dhe përkushtim, duke u rritur dhe zhvilluar së bashku me ju. Konsumatorët tanë nuk janë thjesht blerës, por partnerë të rëndësishëm në çdo hap të suksesit tonë. Falë sugjerimeve dhe kërkesave tuaja, kemi transformuar idetë në produkte që bëhen pjesë e tryezave dhe momenteve më të rëndësishme të jetës tuaj.

Gjithçka filloi në vitin 1994, kur familja HAKO vendosi të sjellë shijen dhe cilësinë në zemrën e çdo shtëpie shqiptare. E vendosur 5 km në perëndim të Tiranës, fabrika jonë është zemra ku lindin mbi 70 produkte të ndryshme – nga sallamet dhe proshutat, deri te linjat tona të marinuara. Me një kapacitet prej mbi 4000 ton prodhimi në vit dhe një ekip prej mbi 200 profesionistësh të dedikuar, HAKO është sot një emër i njohur dhe i besuar në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë.

Furnizimi ynë mbështetet në partneritete të fuqishme me distribucione vendase dhe kompani prestigjioze europiane. Cilësia jonë është e çertifikuar nga standardet më të larta ndërkombëtare: ISO 9001:2008, ISO 22000:2005, ISO 14001:2004, OHSAS 18001:2007 dhe sistemi i sigurisë ushqimore HACCP, duke na bërë sinonim të besueshmërisë dhe sigurisë.

Sot, HAKO nuk është thjesht një markë; është një udhëtim i përbashkët për të sjellë në tryezat shqiptare produkte të freskëta, autentike dhe të përzgjedhura me kujdes. Me filialet tona të shpërndara kudo në Shqipëri, ne sigurohemi që shijet HAKO të jenë gjithmonë pranë jush – për çdo moment, çdo recetë dhe çdo kujtim të veçantë që krijoni.

Garanci për ju. E certifikuar.

ISO 1400:1
2015

QUALITY CERTIFICATES

ISO 9001
2015

QUALITY CERTIFICATES

ISO 22000
2015

QUALITY CERTIFICATES

ISO 45001
2015

QUALITY CERTIFICATES

HALAL CERTIFICATE

HALAL CERTIFICATE

VLERAT TONA

PËRKUSHTIMI

Çdo produkt është rezultat i vëmendjes dhe përkushtimit tonë maksimal ndaj detajeve.

BESIMI

Ndërtojmë marrëdhënie të forta duke qenë të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në gjithçka që bëjmë.

TRADITA DHE RISI

Ruajmë shijet e trashëguara ndër breza dhe sjellim përmirësime që i përshtaten kohës.

AFËRSIA

Konsumatorët janë partnerët tanë, dhe çdo zgjedhje reflekton dëshirat dhe nevojat e tyre.

PËRGJEGJËSIA

Kujdesemi për komunitetin dhe mjedisin, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

BASHKËPUNIMI

Ekipi ynë është baza e suksesit, dhe puna jonë reflekton vlerën e unitetit dhe respektit të ndërsjellë.