Çmimi i Filantropisë 2017

Prej vitit 2011 “Partnerët Shqipëri” organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë. Vlerësimi dhe stimulimi i një aktiviteti të tillë mbetet i rëndësishëm për dimensionin human dhe ekonomik që ai mbart. Propozimet për këtë konkurs bëhen nga një juri me përfaqësim gjithpërfshirës nga sektori i shoqërisë civile, medias dhe institucioneve mbështetëse me programe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri. Gjatë ceremonisë morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.

U ndanë shumë çmime si me poshtë:

1.Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar
2.Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal
3.Çmimi për Kontributin si Individ
4.Çmimi special – Pionieri i Filantropisë
5. Çertifikatë Mirënjohjeje



Kompania “Hako” u vlerësua me çmimin për Kontribut në Nivel Lokal, me motivacionin:
Për mbështetjen në fushën e edukimit, shërbimeve terapeutike dhe zhvillimit të fëmijëve e të rinjve me nevoja të veçanta në qytetin e Tiranës. Konkretisht mbështetje për:
“Down Syndrome dhe Save The Children