POLITIKA E PRIVATËSISË
Enter Subtitle Here
POLITIKA E PRIVATËSISË
I nderuar vizitor, mirësevini në faqen zyrtare të Shoqërisë Hako shpk!
Kjo është Politika e Privatësisë e faqes zyrtare të Shoqërisë Hako shpkTirane –
Të gjithë ju që aksesoni Faqe Zyrtare –ëëë.sportvision duhet të bini dakord me këtë Politikë. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakort me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këtë Politikë.
- Hako shpk, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, me numer NIPTI J72122003T, me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5 Tirane – Shqiperi.
- Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit hako.al, shpk por dhe të sistemeve të kamera të instaluara Shoqëria Hako shpk mund të mbledhë në mënyrë direkte ose indirekte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve online të publikuara në faqe, të dhënave të nxjerra nga sistemi I kamerave apo të dhëna të tjera personale të marra për shkak të detyrës apo të bashkëpunimve të ndryshme të cilat regjistrohen në sistemet e tona. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
- Shoqëria Hako shpk siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies së punës, bashkëpunimit apo të marketingut.
- Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.
- Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@hako.al.
- Shoqëria Hako shpk garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar) .
- Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Shoqërisë Hako shpk do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .
- Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.