3 receta argëtuese për të gjithë familjen.

G atimi mund të kthehet në një aktivitet argëtues për të gjithë familjen. Sigurisht të gjitha vaktet kanë rëndësinë e tyre! Ne ju sygjerojmë të provoni këto tre receta të thjeshta, për tu argëtuar dhe t’i shijuar më familjen tuaj.
#TASTEBLOG
1. Pancakes

Të gjithë i duan pancakes! Ju mund të përgatisni këtë recetë të njohur, me të gjithë familjen tuaj. Mjafton të keni në shtëpi: 1 filxhan miell, 2 lugë të vogla sheqer të bardhë, 2 lugë pudër gatimi, 1 lugë kripë, 1 vezë të rrahur, 1 filxhan qumësht dhe 2 lugë vaj. Bashkoni në një tas të madh: miellin, sheqerin, pudrën e gatimit dhe kripën. Hapni një hapësirë në mes të masës dhe shtoni qumështin, vezën dhe vajin. Miksoni derisa përbërja të jetë e butë. Ngrohni tiganin mesatarisht dhe hidhni në të një shtresë të lehtë vaji. Filloni hidhni në tigan një filxhan nga masa e krijuar, duke i dhënë formë të rrumbullakët.

2. Tost me sallatë, vezë dhe erëza të freskëta

Ky tost i hapur, ju ofron edhe një pamje shumë argëtuese. Mbi shtresën e vezëve të ziera vendosim mustardën, kapera të freskët, majdanoz dhe gjethe radicchio në sasi të mjaftueshme. Pasi bashkojmë sallatën dhe e vendosim mbi bukën e ngrohur të tostit do të kemi një rezultat të këndshëm për syrin dhe shumë të shijshëm. Në këtë miks mund të shtohet edhe një grusht me oriz kaf apo quinoa.

3. Pasta me Kremviçe të Tymosura dhe Brokoli

Ky mund tju duket një gatim i gjatë, por do vetëm 20 minuta që të realizohet. Duke patur pastat e zgjedhura, Kremviçet e Tymosura dhe brokoli ju mund të realizoni një vakt që të jetë i shëndetshëm dhe i shijshëm për familjen. Gatuani pastat sipas direktivave të paketimit, duke shtuar minutën e fundit brokolin. Thani pastat dhe brokolit në një tas. Në të njëjtën kohë, përgatisni Kremviçet e Tymosura në një tigan të veçantë dhe lërini për 3-5 minuta Shtoni Kremviçet e Tymosura në tasin ku ndodhen edhe pastat dhe përziejini. Gati për familjen tuaj!
We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More