Aktitivete në kuzhinë, pa humbur kohë!

K ëto ditë, lidhja me ‘zemrën’ e shtëpisë apo me kuzhinën është më e afërt. Mund të jetë një moment i ditës kur nuk dëshironi të gatuani, sërish mund të shfrytëzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj për aktivitete të tjera në kuzhinë. Ja disa ide:
#TASTEBLOG
1. Organizoni dollapët tuaj. Ndonjëherë frymëzimi na vjen duke gjetur sende që i kishim harruar! Shfrytëzoni kohën për të riarreduar kuzhinën dhe dollapët tuaj. Vendosini sendet tuaja të gatimit, në mënyrë më të rregullt duke kujtuar të gjitha dhuratat e marra apo produktet që mund të përdorni në recetën e rradhës.

2. Të gjitha erëzat, kanë rëndësi! Kur ka qenë hera e fundit që keni vendosur erëzat në rradhën e duhur? Vendosni në kuti të reja erëzat e gatimit. Bëni një listë me disa nga erëzat që përdorni më së shumti, dhe sigurohuni që janë në gjendje të mirë për t’i përdorur sërish.

3. Etiketa në çdo kuti. Nëse shpesh ndiheni të paorganizuar në kuzhinën tuaj, mendoni të vendosni etiketa ngjitëse në secilën kuti apo raft. Etiketat mund t’i shkruani së bashku me fëmijët tuaj, në këtë mënyrë ato do të kthehen në një aktivitet argëtues për të gjithë. Në mënyrë që të mos jenë të dukshme, ju mund t’i vendosni këto etiketa në brendësi të dollapit apo raftit, e kjo do tju kujtojë gjithmonë ku ndodhen produktet tuaja me vlerë.

4. Frigoriferi! Ka ardhur momenti që edhe frigoriferi të marrë vëmendjen e duhur. Filloni duke pastruar frigoriferin dhe duke rivendosur ushqimet në një rregull të ri, që do tju ndihmonte më shumë me përgatitjen e recetave tuaj.

5. Mbusheni kuzhinën me pozitivitet. Shtojini kësaj hapësire të rëndësishme ngjyrat dhe ajrin që i mungon. Ju mund të vendosni disa lule të reja në kuzhinë apo të ndryshoni vendosjen e sendeve kryesore, duke krijuar më shumë hapësirë për gatimin.
We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More