Mbi Glutenin!

Gluten i referohet proteinave, të cilat gjenden në indet e farave, të drithërave si gruri, elbi dhe thekra. Gjithashtu, ushqen embrionet e bimëve gjatë rritjes. Në përdorimin e përditshëm, gluteni ndikon në elasticitetin e brumit, duke vepruar si një lidhës për të mbajtur masën së bashku.

Për arsye shëndetësore, personat që vuajnë nga sëmundja Celiake duhet të kenë një regjim pa gluten.
Tretja e glutenit krijon një reaksion i cili dëmton qelizat intestinale dhe mund të shkaktojë probleme të medha për shëndetin e tyre. Një grup tjetër njerëzish mund të kenë thjesht një ndjeshmëri më të lartë ndaj glutenit, e cila ka pasoja më të lehta ku si zgjidhje mbetet eleminimi i këtij përbërësi nga dieta. Për pjesën tjetër, gluteni nuk përbën asnjë rrezik dhe mund të konsumohet pa problem.


Në një dietë që nuk përmban Gluten, drithërat e ndryshme dhe çafrëdolloj ushqimi ose përbërsi i derivuar nuk duhet të konsumohet. Këtu përfshihet buka, pastat dhe gatime të ndryshme brumi që kanë si përbërës miellin e zakonshëm. Por përbërës të cilët përmbajnë gluten përdoren dhe në industri të tjera ushqimore. Personat që kanë problemet shëndetësore të përmëndura më lart duhet të blenë ushqimin e tyre në farmaci ose në dyqane të veçanta. Për të lehtësuar këtë vështirësi, ne kemi zgjedhur që pjesëm më të madhe të produkteve ti krijojmë pa gluten. Në këtë mënyrë të gjithë mund të kenë shije si “E Tymosur” ose Hot Dog në vaktet e tyre pa u shqetësuar.


Në disa raste, dietat pa gluten promovohen si mënyra për të humbur peshë, ose si një stil jete më “i shëndetshëm”. Këto deklarata janë të pavërtetuara, gluteni është një problem serioz për personat të cilët e kanë alergji. Të ushqyerit pa gluten është e shëndetshme për personat me problemet e përmendura më lartë, por nuk ka asnjë fakt e cila vërteton se është zgjedhja e duhur për pjesën tjetër. Prezenca ose mungesa e glutenit në një dietë nuk ndikon cilësinë e regjimit. Çfarë është e rëndësishme është zgjedhja e ushqimeve që bëhen në ditën e përditshme.
 


We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More