Kompania “Hako” operon prej vitesh në tregun e sallamerisë dhe përpunimit të mishit.
Gjatë këtyre viteve jemi hasur shpesh me pyetjet:
- Si bëhet sallami?
- Çfarë makinerish përdoren?
- Si është mishi që përdoret për përgatitjen e sallamit?
Duke marrë shkas nga ky kuriozitet kompania ka hapur dyert për vizitorë të huaj, grupe studentësh dhe së fundmi edhe për finalistët e “Power Kids” së bashku me shokët e klasës.
Stafi ynë, hartoi një program të posaçëm për fëmijët, ku i njohu ata me proçeset kryesore që çojnë deri në produktin final. Ata mësuan se diferencimi i produkteve nga njëri-tjetri është përbërja e mishit, erëzave dhe aromave dhe mënyra e përpunimit. U njohën me të gjithë arsenalin e pajisjeve dhe makinerive të cilat janë të një niveli bashkëkohor. Fëmijët u njohën me disa nga mënyrat e konsumimit të produktit dhe të përdorimit si ingredient në receta të ndryshme gatimi. Prirja e fëmijëve për të konsumuar nënproduktet e mishit është shumë e madhe. Së bashku me fëmijët ishin edhe dy mësuese, të cilat e quajtën një vlerë të shtuar të kompanisë faktin që arritën të ndiqnin nga afër etapat për të bërë produktin e shumëdëshiruar nga fëmijët e tyre.