Archives of Të Ndryshme

American Breakfast

Në një tas të madh përzieni miellin me sheqerin, kripën dhe më pas shtoni 2 vezë. Shtoni qumësht dhe përziejini të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene. Shtoni pak sodë buke dhe përziejini dhe një herë. Në një tigan skuqni pançetën deri sa të jetë krokante. Në të njëjtin tigan, hidhni pak nga masa dhe lëreni të skuqet për 2 minuta. Kthejeni nga ana tjetër dhe skuqeni për 2 minuta të tjera. Përsëriteni këtë derisa e gjithë masa në tas të përfundoj. Servirini me pak gjalpë, shurup panje dhe sigurisht pançetë.
lexo më shumë

PIZZA ME SAKSON DHE DJATHË SCAMORZA

Hapeni brumin e picës me duar ose me pec sipas dëshirës. Mw pas lyeni kwtw bazw me salcë domatej dhe shtoni djathin e grirë, fetat e parmigianos dhe djathin Scamorza. Më pas, vendosni kubikët e Saksonit dhe fetat e kërpudhës. Çani një vezë në mes të picës dhe piqeni në furrë për 10 minuta në 240 C. Shtoni majdanoz dhe receta është gati!
lexo më shumë

Byrek me Hot Dog

Shtroni petën sfoliatë dhe lyejeni atë me kremin e djathit. Vendosini Hot Dog në petë dhe mbështillini. Piqeni në furrë 200 C për 10-15 minuta ose deri sa të marri ngjyrë të artë. Sipas preferencave tuaja mund të shtroni pas kremi të djathit dhe feta kungulli ose perimesh të tjera.
lexo më shumë